“Do i vë flakën…”/ Banorët e BBV 4 zgjedhin liderin e ri

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 4” kanë zgjedhur liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Përmes një zarfi të bardhë, ata u lajmëruan se do të votonin për lider dhe në garë ishte grupi që u përzgjodh nga Top Albania Radio.

“Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani. Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që lexoi Ola.

Menjëherë banorët nisën duke dhënë emrin që ata dëshironin të kishin si lider dhe donin që t’i jepnin rolin e rëndësishëm që ka, të cilin ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Rizarta u zgjodh si lidere e kësaj jave dhe direkt nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë. Por jo vetëm kaq, pasi ajo u shpreh se ‘me avantazhin do i vë flakën’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al