Do nisim arrestimet tek “MEK”! Çuçi: Nuk kemi pse të pyesim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në orët në vazhdim do të nisin arrestimet për anëtarët dhe drejtuesit e grupit të MEK-ut në Manzë. Ai tha se të gjithë janë identifikuar, madje edhe dron dhe tani priten urdhrat për arrestimin e tyre.

“Ne kemi identifikuar të gjithë personat që kanë kundërshtuar policinë. Kemi pasur dronë ajror. Do të dalin masat e ndalimit për personat e përfshirë në dhunë dhe drejtuesit që nuk bashkëpunuan.

Kemi konstatuar veprime për të asgjësuar apo larguar, ato që kërkoheshin, dokumente të gjuhës së tyre që po i nënshtrohen ekzaminimit nga prokurorët” tha ai.

Por si shpjegohen shenjat e dhunës tek anëtarët e MEK-ut? “Kanë bllokuar dhe janë shtrirë përpara mjeteve policore. Policia nuk ka ushtruar dhunë, veç sprajit individual dhe spostimi për hapjen e rrugës” tha ai.

Më tej, ministri Bledi Çuçi deklaroi se nuk jemi konsultuar dhe nuk ka arsye për konsultim me SHBA apo partnerët e tjerë për këtë çështje.

“Vendimi i gjykatës nuk konsultohet me asnjë në botë. Ne jemi shteti i pavarur. Organet shkojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.

Me asnjë. Ne zbatojmë vendime gjykate që ndoshta edhe vetë nuk na pëlqejnë, sepse kështu është. Nuk ka cfarë diskutohet me partnerët asnjë vendim gjykate.

Në lidhje me këtë nuk ka arsye të jemi në komunikim me partnerët”. Mohoi që anëtarë të MEK-ut të jenë pas sulmeve vitin e kaluar. “Nuk kemi asnjë provë në lidhje me këtë”.

Scroll to Top