Do të ndihmojnë Ukrainën, BE-ja bën lëvizjen urgjente për Kievin

Editor
1 Min Read

Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel të enjten.about:blank

Ai ka thënë se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Kishte frikë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.

Orban kishte thënë se donte të detyronte rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vjetët e ardhshme. Por duket se ai është bindur të mos vërë veton pas kërcënimeve për bllokim të ekonomisë hungareze.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *