A do të preket Shqipëria? Rikthehet i nxehti afrikan në Itali,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Autoritetet italiane kanë dhënë një tjetër alarm të kuq për 17 qytete për shkak të valës së tretë të të nxehtit afrikan.

Në Bolonja, Bolzano, Brescia, Firence, Frosinone, Latina, Palermo, Perugia, Rieti, Roma, Torino dhe Verona u dha alarmi i kuq që sot.

Genova, Milano, Napoli, Trieste dhe Venecia do të përballen me alarmin e kuq të mërkurën, që do të thotë se banorët konsiderohen të jenë në rrezik maksimal të nxehtësisë.

Temperaturat në disa nga qytetet më të mëdha të Italisë, përfshirë Romën dhe Firencee ishin 38 gradë C sot por të enjten pritet të arrijnë në 40 gradë.

Një alarm i kuq do të thotë që edhe të rinjtë, në formë dhe të shëndetshëm paralajmërohen të qëndrojnë jashtë diellit nga ora 10:00 deri në orën 18:00.about:blank

Paralajmërimet për stuhi janë gjithashtu në fuqi në rajonet jugore të Kalabrisë dhe Siçilisë.

Muajin e kaluar, disa qytete u detyruan të përballen me ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike pasi temperaturat arritën në 48 gradë C në jug të Italisë.about:blank

Temperaturat në rritje në Itali vijnë pasi Greqia dhe një nga ishujt Kanarie të Spanjës luftojnë me zjarret e shumta Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë fajësuar ndryshimet klimatike për frekuencën dhe intensitetin në rritje të zjarreve në Evropë, duke vënë në dukje se viti 2022 ishte viti i dytë më i keq për dëmet nga zjarri në rekord pas vitit 2017.

Scroll to Top