Do të zgjidhet finalisti i dytë? Ja çfarë përmbante zarfi i kuq!

Jil
Jil
2 Min Read

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për shkak se Qetsori ishte lideri i shtëpisë, Vëllai i Madh i dha mundësinë të ishte mes dy zgjedhjeve. E para ishte t’i bashkohej 3 të nominuarve Efit, Kiarës dhe Bledit për një televotim se kush do të jetë finalisti i dytë. E dyta ishte që t’i bashkohej 3 të nominuarve për një televotim eleminimesh. Qetsori zgjodhi opsionin e parë dhe mbrëmjen e sotme do të zgjidhet finalisti i dytë.

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Të martën pasi të gjithë banorët e shtëpisë në dhomën e rrëfimit dhanë 2 emra për finalistin e parë të BBV, Luiz dhe Dea Mishel morën më shumë vota dhe shkuan në televotim kokë më kokë për të zgjedhur finalistin e parë të BBV2. Mes tyre publiku ka vendosur që finalisti i parë i këtij edicioni të jetë Luizi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *