Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci janë dy të rinjtë të cilët kanë përfunduar në pranga nga blutë e Lezhës pasditen e së hënës.
Sipas hetimeve të kryera nga policia lidhur me zbardhjen e shkakut të djegies së mjetit të një punonjësi policie në Lezhë, ka rezultuar se Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.Teksa edhe sipas pamjeve të publikuara nga Policia, dallohen 2 të rinjtë të cilët i kanë djegur mjetin efektivit.