Dogji vajzën e saj 4-vjeçare me ujë të nxehtë, burg përjetë

Jil
Jil
2 Min Read

Një 25-vjeçare me orgjinë nga Kosova është dënuar me burg të përjetshëm, pasi akuzohet për vdekjen e vajzës së saj 4-vjeçare. Ndaj saj rëndon akuza e “vrasjes me mosveprim”.

Mediat gjermane raportojnë se, gjykata ka faktuar se e reja shqiptare e ka larë qëllimisht me ujë tepër të nxehtë fëmijën e saj dhe nuk e ka dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Për këtë arsye, vajza e vogël vdiq 12 ditë më vonë nga plagët e rënda të marra.

Advertisements

Në justifikimin e saj para trupës gjykuese, shqiptarja ka thënë se, meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar atë te mjeku dhe kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet.

Advertisements

Në gusht të vitit 2022, ajo kishte larë qëllimisht të bijën në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie me rrezik për jetën. Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar të bijën fare te mjeku.

Kosovarja, e lindur në Gjermani, e ka trajtuar fëmijën “krejtësisht në mënyrë joadekuate”, duke e lyer me pomadë dhe fasha. Edhe pasi nëna e tre fëmijëve e kishte kuptuar se katërvjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, por, sërish e ëma nuk e ka parë të udhës ta dërgojë për ndihmë mjekësore, duke e lënë të japë shpirt.

Gjatë gjykimit, e pandehura ka thënë se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë. Gjithashtu, ajo ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza. Gjykata nuk e beson këtë pretendim, sepse ashpërsia e plagëve duhet ta ketë bërë të qartë se çfarë mundimi ka pësuar fëmija.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *