Efi, ditë më parë tha se nuk është lejuar të hyj në studion e Big Brother, për arsyeje e vonesës 5 minuta.Por Efi u pa të jetë në paraskenë para se të fillonte spektakli.Në emisionin E diell, të transmetuar të dielën, derisa Beniada dhe Argjira po intervistonin Arbër Bytyqin, shihet Efi e rregulluar tek sa vrapon drejt studios.
Por si duket ky vrapim, nuk i shërbeu edhe shumë pasi ajo nuk u lejua të vazhdoj edhe pse ishte e rregulluar.Pas situatës së krijuar në “Big Brother Vip Albania” dhe gjyqit që i është bërë Luizit për një situatë me Kiarën, ka reaguar edhe Efi, ish-pjesëmarrëse në BBVA që ishte në “ekipin” e Luizit.
Me anë të disa “Instastory”, Efi ka arsyetuar veprimet e Luizit, duke thënë se është normale që ai të mos lejojë që aktorja, Olta Gixhari, të marrë avantazh në lojë, pasi që ajo edhe “ekipi” i saj, kanë pasur dy herë avantazh në lojë.
“Nuk e di pse rrethanat dhe situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet vazhdimisht për dhunë psikologjike për trajtim jo të mirë për ku di unë se çfarë. Jemi në një lojë, në atë situatë, ishin fiks në një lojë që zëre se ishin të ndarë grupi i gocave dhe i çunave.
Njerëzit tjerë që e lënduan dy herë kur kishin avantazh në lojë, njëherë me daljen time, dhe njëherë me daljen gati të Kiarës që do të thotë ai nuk do ta rrezikojë përsëri këtë llojë gjëje. Luizit deri tani nuk i është dhënë ndonjë avantazh i tillë, dhe mua më duket normale që të mundohet mos ta lejojë që ky avantazh t’i jepet dikujt tjetër”, tha Efi.//televizioni-24
Hyrja e Sabianit në BBV/ Nuk përmbahet gazetari, shpërthen keq ndaj këngëtarit: Po…
“Iu dëgjoja që bërtisnit”/ Olta i ankohet Qetsorit për Luizin: Na çmendi duke…
Maestro kapet keq me Luizin: Je gropë, shumë dobët, s’je në standardin të…