Ikën “Ciaran”, vjen “Domingos”! A do preket Shqipëria ?

Jil
Jil
1 Min Read

Evropa Jugperëndimore po përgatitet për stuhinë e dytë të madhe që vjen nga Atlantiku.

“Domingos” tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali. Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në “Pas-de-Calais”, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.

Domingos vjen pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën. Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri.

Stuhi preku vendin tonë ditën e premte, teksa nuk dihet nëse edhe “Domingos” do të kalojë në Shqipëri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *