JiL.al - Jeto i Lumtur

Don Xhoni dhuron donacion në shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni krahas një karriere të suksesshme në muzikë, nuk i lë anash as bamirësitë për personat në nevojë.

Rap-artisti nga Drenica edhe në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ka vendosur që të dhurojë donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për një familje.

Këtë donacion, reperi vendosi që ta bënte përmes shoqatës së bamirësisë “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe ishte i pranishëm për iftar.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i kësaj organizate, humanisti Halil Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Faleminderit shumë Don Xhon. Përmes shoqatës tonë po e gëzon një familje me shtëpi të re. Për Iftar sot te shoqata jonë ishte këngëtari Don Xhoni i cili dhuroi donacion për ndërtimin e një shtëpi për një familje nevojtare. Zoti e shpërbleftë

”, ka shkruar Kastrati sipër një imazhi ku shihet bashkë me Don Xhonin.

Ndërkohë, kujtojmë që reperi në anën tjetër po vazhdon me angazhimet e tij muzikore teksa ka paralajmëruar se shumë shpejt priten projekte të reja nga ai.

Scroll to Top