Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen, urimet që i bënë njëri-tjetrit

Jil
Jil
2 Min Read

Sot është një ditë e veçantë për binjakët më të dashur të publikut shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj. Dy vëllezërit, të cilët kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në televizion e showbiz, festojnë së bashku ditëlindjen e tyre, duke emocionuar ndjekësit me urimet e ndjera që i kanë bërë njëri-tjetrit.

Në një postim në rrjete sociale, Donald Veshaj shkroi se nuk është vetëm dita e tyre e lindjes, por edhe një kujtesë e faktit që kanë qenë gjithmonë krah për krah.

“Dashuria jonë për njëri-tjetrin do të na çojë gjithmonë përpara… Dua të vazhdojmë të ëndërrojmë, të punojmë dhe të qeshim bashkë,”- u shpreh aktori, duke e mbyllur urimin me fjalët: “Edhe 100 vjeç gjysma ime!”

Nga ana tjetër, Romeo Veshaj u shpreh po aq i emocionuar në dedikimin e tij për vëllain. “Çdo vit që kalon më kujton sa me fat jam që kam lindur në të njëjtën ditë me ty. Çdo hap i jetës ka qenë më i lehtë sepse të kam pasur ty pranë… Sot festojmë të dy, por dhurata më e bukur që unë kam është ti,” – shkroi ai.

Urimet e tyre prekëse janë pritur me shumë dashuri nga fansat, të cilët i kanë përgëzuar për lidhjen e fortë vëllazërore dhe për sukseset që kanë arritur së bashku.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania