JiL.al - Jeto i Lumtur

Donte të vriste vëllezërit Nela, SPAK kërkon ekstradimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelit i arrestuar pak dite më parë në këtë shtet. Mësohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme qe ka vendosur per te masen arrest me burg.about:blank

Zeneli është  një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani. Sipas SPAK,  Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë prokuroria e Posaçme e akuzon Zenelin edhe per trafik ndërkombetar te lëndëve narkotike pasi ai del i përfshirë në disa episode të trafikut të zhvilluar nga anetarët e këtij grupi.

Scroll to Top