JiL.al - Jeto i Lumtur

“Dosja Dumani mbush 1 vit”/ SPAK bën kërkesën e papritur, gazetari zbardh detajet: Çështja ndahet në dy pjesë, 32 persona…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të shtyjë me 3 muaj të tjerë hetimet për një nga dosjet më të rëndësishme, që ka për momentin në tavolinën e punës.

Bëhet fjalë për çështjen “Dumani”, ku për momentin janë proceduar 32 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gazetari Elton Qyno mëson se prej 18 Majit 2022, SPAK, nuk ka mundur të përfundojë të gjitha veprimet hetimore ndaj 20 të arresturve dhe 12 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.
I vetmi që është dërguar në gjyq dhe dënuar nga gjykata me 2.4 vite burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, është ish-shefi i Sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.
Për shkak të numrit të madh të personave të proceduar dhe volumit të ngjeshur të dosjeve të vjetra, tre prokurorët e çështjes e kanë pasur të pamundur të përfundojnë hetimet brenda afatit 1 vjeçar.

Dita e fundit e hetimeve është data 18 Maj, periudhë kjo kur një vit më parë SPAK së bashku me Policinë e Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Plumbi i Artë”.

Çështja ndahet në dy pjesë nisur nga kjo situtë, SPAK, ka kërkuar edhe 3 muaj kohë për të mbyllur plotësisht hetimet dhe komunikimin e akuzave për personat e proceduar. Afati përfundimtar për dërgimin e dosjes në gjyq, është shënuar periudha e fundit e muajit korrik 2023.

Tashmë prokurorët e SPAK, janë mes dilemës për ndarjen e dosjes në dy pjesë, ku për personat e arrestuar dhe që mbahen në burg, aktet hetimore t’ia kalojnë për shqyrtim gjykatës në fund të muajit Korrik.

Ndërsa për personat e shpallur në kërkim, dosja pritet të mbahet nën hetim, për shkak të afateve të tjera që parashikon ligji procedurial penal.
Dosja “Dumani” është çështja më voluminoze në SPAK, pasi në të janë përfshirë dhjetëra procedime penale, ku flitet për vrasje, grabitje me armë, vendosje tritoli, vjedhje, drogë e deri tek Dhunimet në familje. Dosja përmban brenda 5 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani.
Ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Euglen Halilin dhe së fundmi, Erjon Alibej.
Ky i fundit është njëri nga personat kryesorë që ka porositur dhe financuar Nuredin Dumanin, për të kryer vrasjet në segmentin rrugor Durrës-Elbasan.

Komunikim arresti në ambjentet e burgut
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuar jashtë nga Policia

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
10. Eljo Bitri 37 vjeç
11. Agim Gjini 49 vjeç

Vijojnë të jenë në kërkim

1.Festim Qoli,
2.Alban Bengasi,
3.Ervis Martinaj,
4.Elvin Merlika
5.Alket Xhixha
6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
7.Agron (Kamber) Mehja,
8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
9. Talo Çela,
10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
11. Florenc Çapia
12. Abedin Mama (Dine Çami)

Scroll to Top