Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së Rithemelimit, deklaroi në studion e “Debat” se SPAK-u po bën “drejtësi me regji politike”.
“Është një sulm kundër opozitës, tentativë për të bllokuar aksionin opozitar. Ka një sinkron mes qeverisë dhe SPAK-ut. Qeveria merr masa për të ashpërsuar masat disiplinore ndaj deputetëve, për t’i hequr mandatin për 2 muaj; ndërsa SPAK sulmon kreun e opozitës, që të bllokojë aksionin opozitar dhe paralizimin e opozitës. SPAK dhe Rama janë në sinkron të plotë në luftën ndaj opozitës. Është e dhimbshme që sot SPAK-u është fytyra e drejtësisë së re politike”, tha Noka.
“Nuk është rastësi që Sali Berishës i vjen kjo goditje kur ka nisur të flasë për inceneratorët. Nuk është rastësi që vjen ky sulm pas bashkimit të grupeve parlamentare”, shtoi Noka.