Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplaset me 2 makina

Jil
Jil
1 Min Read

Një shtetas amerikan është arrestuar pasi është përfshirë në një aksident. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, bëhet me dije se 29-vjeçari një shtetas amerikan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me dy automjete të tjera.about:blank

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar një nga shoferët e automjeteve 31-vjeçari, dy pasagjerë dhe 2 fëmijët e tyre të mitur. Uniformat blu bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin amerikan 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, 31 vjeçari,  2 pasagjerë dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *