JiL.al - Jeto i Lumtur

Drogë brenda kalasë së Gjirokastrës, kapet në flagrancë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Si rezultat, u kap në flagrancë brenda kalasë, teksa i shiste një shtetasi tjetër, lëndë narkotike ekstazi, dhe u vu në pranga shtetasi D. Ll., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, se një shtetas shiste lëndë narkotike, brenda perimetrit të kalasë së Gjirokastrës, kanë organizuar menjëherë punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë brenda kalasë, teksa i shiste një shtetasi tjetër, lëndë narkotike ekstazi, dhe u vu në pranga shtetasi D. Ll., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin K. H., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit të D. Ll., në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top