Drogë nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në New York

Jil
Jil
2 Min Read

Një kg drogë e llojit “fentanil” është gjetur në një tapet në një dhomë gjumi në një çerdhe në New York, ku një fëmijë ndërroi jetë dhe 3 të tjerë u dërguan në spital. 1-vjeçari, Nicholas Dominici, i cili kishte nisur çerdhen një javë më parë, ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës.

Policia ka ngritur dyshimet se fëmijët nga 8 muajsh deri në 2 vjeç, thithën fentanil në çerdhe. Hetuesit zbuluan gjithashtu 3 presa të përdorura për të paketuar drogë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, pronari i çerdhes në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje dhe komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultojnë në vdekje.

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan foshnjat dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një çerdhe për fëmijë”, tha prokurori amerikan i Manhattan.

Policia thotë se droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanil, 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkaku për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *