Dua Lipa sjell prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”: Kur e nisëm si ide ishte “e frikshme” pasi kur jetoja në Kosovë, nuk kishte shumë artistë që vinin këtu

Jil
Jil
1 Min Read

Në këtë video, Dua flet me shumë emocion për rikthimin e saj në Kosovë dhe përgatitjet intensive për natën e parë të festivalit – ku ajo performoi për publikun vendas në një atmosferë elektrizuese. E rrethuar nga ekipi i saj dhe familja, këngëtarja sjell një rrëfim personal që fillon nga koncerti i saj i parë në Prishtinë në vitin 2016, e deri tek transformimi i asaj ideje në një festival të përmasave ndërkombëtare.

“Koncerti im i parë në Prishtinë ishte në vitin 2016. Kisha filluar turneun tim në Europë dhe thashë me vete: nëse po bëj turne në Europë, duhet patjetër të kthehem në shtëpi dhe të jap një koncert. Babai im më ndihmoi ta organizonim si një koncert bamirësie për Fondacionin Sunny Hill”, rrëfen Dua në video.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania