“Duan të bëhen si Kim Kardashian”/ Kujt i ngjasojnë vipat shqiptar? Estetistja e njohur ‘skanon’ Oltën dhe Kiarën dhe tregon ndërhyrjet e botoksit që kanë bërë banoret

Jil
Jil
2 Min Read

Ekspertja e turizmit shëndetësor, Saimira Selmani e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV ka folur rreth ndërhyrjeve estetike, të cilat janë bërë trend i 10 viteve të fundit, kryesisht tek VIP-at shqiptare.

Sipas ekspertes, shumica e VIP-ave shqiptarë ndërhyrjet i kanë bërë në Turqi, ndërsa theksoi se të gjithë kanë shkuar me foton në dorë të Kim Kardashian, duke kërkuar që të bëhen si ajo.

“Ndërhyrjet estetike janë trendi i këtij 10 vjeçare. Turqia është vendi bujar, mikpritës. Varet se çfarë kërkon vetë individi. Doli një trend, Kim Kardashian në pjesën e imitimit të saj dhe të gjitha VIP-at tanë shkuan me një foto në dorë dhe “dua të bëhemi si kjo”. Nisur nga kjo, Elvana me Dhurata Dorën mua më përngjasojnë shumë. Ndoshta kanë bërë të njëjtat trajtime dhe ndërhyrje”, tha Saimira Selmani.

E pyetur nëse janë të shtrenjta trajtimet, Selmani u përgjigj: “Varet ku shkon dhe çfarë zgjedh. Mund të gjesh çmime shumë të lira. Duhet të zgjedhësh emrin e produktit dhe të mos hollohet produkti. Pra nuk është 100% substanca. Kur i hollojnë këto nuk janë efektive dhe kostot mund të jenë më të lira”.

Ekspertja komentoi edhe ndërhyrjet estetike të dy banorëve të Big Borther VIP, Olta Gixhari dhe Kiara Tito.

Pyetje: Olta Gixhari sapo ka dalë nga BBV është përfolur se ka bërë ndërhyrje, si mendoni?

Saimira Selmani: Buzët po, mund të ketë një 0.5. Pjesa e vizave të buzëqeshjes po. Një botox të lehtë tek balli besoj. Olta është personazh shumë e bukur.

Pyetje: Po Kiara?

Saimira Selmani: Kiara për herën e dytë që u fut në BBV mendoj se ka bërë disa ndërhyrje. Ka bërë një botox në pjesën e tërheqjes së vetullave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *