JiL.al - Jeto i Lumtur

Duke arrestuar liderin e opozitës, Rama krijoi mijëra Sali Berishë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në mitingun e radhës të zhvilluar nga mbështetësit poshtë banesës së tij. Berisha tha se vetë ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, i bëri Ramës ‘autopsinë’ dhe doli para shqiptarëve si një ‘kalbësirë’ që kundërmon anëkënd Shqipërisë. Sipas Berishës, Edi Rama, provoi të mbante pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por i mbeti në dorë parlamenti i krimit. Ai shtoi se Edi Rama, provoi të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit.

Ai shtoi se Rama provoi të mbante po ashtu pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar, sipas tij, liderin e opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrolluar opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinteligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim. Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron. Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit. 600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën. Je i pashpresë! Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të inceneratorëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvëndësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëve si një kalbësirë që kundërmon anëkënd Shqipërisë. 20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët!

Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamentare për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicion, për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet. Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit. Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusisë. Turp i dheut!

Scroll to Top