Një automjet ka përplasur një 75-vjeçare në Bulevardin “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Korçës. E moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.about:blank
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot në lagjen nr. 18, në bulevard “Gjergj Kastrioti”, automjeti privat tip “Ford” me drejtues shtetasin N. Sh., (punonjës policie, nd/specialist për edukimin në shkolla, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë) ka aksidentuar këmbësoren V. P., rreth 75 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e automjetit.about:blank
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.