Dy aksidente për 30 minuta në aksin Berat-Lushnjë

Jil
Jil
1 Min Read

Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave kanë ndodhur përgjatë aksit Berat-Lushnje, konkretisht në fshatin Syzezë ku një automjet tip “Citroen” ka goditur nga pas njw traktor të cilit në momentin e aksidentit nuk i funksiononin sinjalistikat e makinës ndërkohë rruga ishte në errësirë totale.

Më i rëndë është paraqitur aksidenti vetëm pak kilometra më tej ku në Poshnje janë përplasur ndërmjet tyre një automjet dhe një motor, si pasojë e goditjes është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili është transportuar drejt spitalit Rajonal te Beratit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në të dyja aksidentet dyshohet se shkak është bërë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi rrugor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po këqyr terrenin për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *