Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Shkodër-Gur i Zi

Editor
1 Min Read

Para pak minutash raportohet një aksident në aksin Shkodër-Gur i Zi, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti një grua ka mbetur e plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë njëri prej automjeteve të përfshirë në këtë aksident rrugor është përfshirë në flakë. Personat që ndodheshin brenda kanë arritur që të dalin me shpejtësi duke i shpëtuar zjarrit që përfshiu makinën.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje mbërritën efektivët e repartit zjarrfikës të Shkodrës duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në makinën e cila u dogj nga ky aksident rrugor.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga burimet në vendngjarje mësohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave ka qene me shpejtësi tej normave të lejuara.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *