Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Dimal-Kuçovë

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Dimal-Kuçovë. Dy mjete, njëri Mercedes Benz me targa AB 764 HL dhe një ‘Nissan’ me targa AB 662 LM janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin.about:blank

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksionim të airbag të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Ata janë duke këqyrur vendin e ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *