JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy makina sipër njëra-tjetrës në kanal në Fier

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fier – Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës” .

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kane perfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia ndërkohe që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

‘Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Patos-Fier”, në fshatin Portëz, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit’ informon policia.

Vetëm një orë më parë një aksident u regjistrua në Fier ku, nga përplasja e dy makinave, mbetën të plagosur 4 persona.

Scroll to Top