Sherr në sy të gruas shtatzënë, dy persona dhe bashkëshortja

Jil
Jil
1 Min Read

Tiranë- Përleshje mes dy personave në prani të gruas shtatzënë në Tiranë.

Konflikti është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re. Për pasojë dy shtetasit janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital.

Për kontroll mjekësor ka shkuar edhe bashkëshortja e A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Policia e kryeqytetit informon se ‘reth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *