Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona u dërguan në spital pasi ishin plagosur me mjet prerës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes adoleshentëve, ku një 14-vjeçar ka qëlluar me thikë dhe kaçavidë një 13-vjeçar dhe në 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje. 14-vjeçari është shpallur në këkrim.
“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrolli i zonës, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.