JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy të vdekur në një garë me makina luksoze në Itali (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona mbetën të vdekur në një aksident të frikshëm që përfshinte supermakina pranë San Giovanni Suergiu në Sardenjë më 2 tetor.

Video regjistrimi i incidentit tregon një kamper  që rrotullohet gjatë aksidentit, një Lamborghini duke rrëshqitur nga rruga dhe një Ferrari Portofino M që gjithashtu ka dalë jashtë kontrollit, duke merrë flakë.

Viktimat në Ferrari u identifikuan si 67-vjeçari Markus Krautli dhe gruaja e tij 63-vjeçare Melissa Krautli.

Aksidenti ndodhi gjatë një turneu të quajtur Sardinia Supercar Experience, i cili përfshinte një grup supermakinash që udhëtonin rreth ishullit.

Videoja tregon disa supermakina duke parakaluar kamperin në një rrugë me dy korsi, me një Lamborghini Huracan blu duke shmangur ngushtë një motoçikletë që po afrohej përpara se të përplasej me Ferrarin.

Për mrekulli, banorët e kamperit dhe Lamborghinit kanë shpëtuar pa lëndime. Për momentin nuk është raportuar asnjë kallëzim penal për drejtuesin e Lamborghini-t i përfshirë në aksident.

Autoritetet përmes videos të shpërndarë në internert, si porovë teknike,  kanë sekuestruar të dyja automjetet dhe po hetojnë incidentin.

https://youtube.com/watch?v=tvBHN4sYEXg%3Ffeature%3Doembed
Scroll to Top