Pothuajse dy vite pas vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Brirtani, Xhovan Papaj, mediat britanike kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e 4 dhjetorit të 2021-t, në fermën e kanabisit në Kent.about:blank
Mësohet se Xhovan Papaj, i cili u qëllua për vdekje nga disa persona pas një sherri në Britani të Madhe, kishte telefonuar një punonjës të sallës operative, i cili dëgjoi në telefon vrasjen e të riut shqiptar, teksa u godit për vdekje 16 herë me thikë, nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e kanabisit, në një banesë të fortifikuar në Kent.
Të akuzuar për vrasjen e shqiptarit janë Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Steëart, 19 vjeç, dhe Bartosz Malaëski, 28 vjeç, të cilët janë shpallur fajtor për vrasje.
Ndërsa oficerët e policisë akuzuan gjithashtu Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë të një komploti për të grabitur fermën.
Sipas asaj që shkruan DailyMail, mësohet se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në linjë për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke iu treguar se çfarë po ndodhte.about:blank
“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët, zhurmat dhe britmat e viktimës pak para se të vdiste. Xhovan Pepaj u dhunua fillimisht dhe më pas u sulmua për vdekje,ndërkohë që një prej autorëve dëgjohet duke thënë se tashmë ai ka vdekur”, shkruan DailyMail.
Prokurori tha se banda, u fut në shtëpinë ku qëndronte 25-vjeçari shqiptar me disa makina në mes të natës për të vjedhur kanabisin.
“Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në atë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski, të cilët e goditën për vdekje 25-vjeçarin. 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu edhe policisë ”, shpjegoi Prokurori.
Disa minuta më vonë, thuhet se njëri nga autorët i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku, të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë edhe disa javë, deri sa për ta të jepet dënimi.