Dy vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij shtatzënë (Detajet)

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin amerikan të Ohajos, ku një fëmijë 2-vjeçar vrau aksidentalisht nënën e tij, shtatzënë në muajin e tetë.

Mediat e huaja shkruajnë se 2 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë pas shpine mamanë e tij. Ka qenë vetë 33 vjeçarja që ka marrë në telefon urgjencën dhe ka shpjeguar se është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 2 vjeç dhe se ajo ishte në javën e 33 të shtatzanisë.

Por fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante.

Ilge ishte ende e vetëdijshme kur policia mbërriti në shtëpinë e saj dhe i shpjegoi se djali i saj hyri në dhomën e prindërve, dera e së cilës zakonisht ishte e mbyllur, ndërsa ajo ishte e zënë duke larë rrobat dhe filloi të luante me armën.

Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

Kjo tragjedi është e fundit në një seri incidentesh tragjike në SHBA, një vend me 400 milionë armë zjarri dhe afërsisht 330 milionë banorë .

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *