Një hotel në zonën e Vranishtit në Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës. Sipas informacioneve, raportohet se hoteli ka marrë flakë në pjesën e çatisë.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar dhe raportohen vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.