JiL.al - Jeto i Lumtur

Dyshohet si autor i atentatit ndaj Gentian Bejtjes, Apeli jep

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbetet në burg Valter Bami. Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Bamit për të shfuqizuar vendimin dhe vlerësimin e paligjshëm të ndalimit për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, si dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.about:blank

Bami u arrestua që në datën 7 korrik 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Njoftimi:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, zbardhet dëshmia e Valter Bamit: S’kam lidhje me vrasjen, isha në shtëpi

Atentati në Krujë, avokati i Valter Bamit: Mbrëmjen e vrasjes plasi fishekzjarr për ditëlindjen e motrës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka regjistruar procedimin penal, ndaj shtetasit me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”.about:blank

Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë e Juridik sionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj. Them, datë 10.07.2023, ka vendosur:

1.Vleftesimin si te ligjshem te “arrestimit flagrance” te personit nen hetim V.B.

2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.about:blank

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale V.B,i cili kërkoi:

Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti, vendosi:

– Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Scroll to Top