JiL.al - Jeto i Lumtur

“E Dashur Mos Mu Largo”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ashtu si kaprolli i egër, që është riosh e i shkathët
Me kërcime vrapon me dëshirë nëpër barin e pllajës
Dhe nëqoftëse sheh ose merr me mend vise
Duke shkelur fije bari ose lule nën hapa
Të lehtë si zefiri i mbrëmjes
Dhe nuk futet në ajrin e plumbtë asnjë fllad
Kur dridhet gjethja e ashpër dhe e paditur…
Prej saj ka frikë si ndaj një mendimi…
Avitet vallë apo largohet?
Tani pranë meje, në rrotullime të gjera
Dhe sërish përhumbet, si tymi, në agim,
Kur sytë qajnë sikur duan ta konkurrojnë…
Joshëse është vdekja në prill!
Por hiq dorë tani, ose harroje paksa,
Mëkati është si drapri në grurin e papjekur
Stuhi ka jashtë, brenda ka kthjellje,
E kaltër është lulja „mos më harro”
Ndërsa lulëkuqja ngjan me zemrën tënde…
Kaloi dhe qershori dhe po më duket e tulatur,
Kofsha e pastër, gjiri joshës
Dhe valëzimi i grurit të pjekur…
“I bukur duket gruri kur është për kositje
Por unë, i dashur, jam më e bukur”.
Vonimi i luleve të blirit-gërshet ende flladon…
Mos vazhdo më, të lutem, ajo më pëshpërit,
Sepse poezia e ëmbël është tepër e dhimbshme
Dhe ma copton kraharorin. Mos e këput tërë misterin!
Ah, o Zot, madhështia e grurit të pjekur!
Përhidhen kokrrat, tejet të gjalla, në kallirin tashmë të vdekur.MURI
(Kushtuar ish-të burgosurve politikë

Korneliu D. Zeana,
Jeto I Lumtur
Scroll to Top