E frikshme/ I riu hedh nga dritarja e katit të gjashtë argjentinasen

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një shtetase argjentinase është vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku e reja e moshës 27 vjeç, është hedhur nga katit i gjashtë i hotelit ku po qëndronte.

E reja është hedhur nga dritarja nga shtetasi E.N, pas një konflikti që kanë pasur të dy. Ky i fundit, ëhstë arrestuar dhe po mbahet në burg deri në përfundim të hetimeve.

 “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N  me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në  Fushë Kosovë,  pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor  e njëjta  kishte  ndërruar jetë  në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK).

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë,  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N,  i dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 172  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.about:blank

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *