E humbëm dhe këtë muzg Pablo Neruda

Jil
Jil
1 Min Read

E humbëm edhe këtë muzg;. Pablo Neruda

Askush nuk na pa sonte dorë për dorë
teksa mbrëmja e kaltër mbulonte botën.

Nga dritarja pashë
harenë e perëndimit tej maleve të largëta.

Herë-herë, si monedhë
më ndriçonte një copëz diell mes duarve.

Të ndërmendja me shpirtin e ndryrë
në atë trishtim që ti ma njeh.

Ku ishe ti atëherë?
Mes cilësh njerëz?
Çfarë thoshe?

Pse më rrok befas gjithë dashuria
kur i trishtuar jam dhe larg të ndiej?

Më ra nga duart libri që lexoj ngaherë muzgjeve
dhe si qen i lënduar bluza m’u struk te këmbët.

Gjithnjë, gjithnjë më largohesh mbrëmjeve
dhe rend drejt muzgut që fsheh statuja.

Pablo Neruda

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *