JiL.al - Jeto i Lumtur

Edhe një tjetër ish-banor i “BBV2” pjesë e “Kepi i VIP-ave

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis “Kepi i VIP-ave”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon  të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Vetëm pak më parë është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e këtij formati dhe ai është Shpat Kërleshi. Këtë na e ka zbuluar vetë ai, pasi ka postuar një foto me Keisi Medinin dhe Ronaldo Sharkën nga xhirimet në Turqi.

Scroll to Top