Një herë jetonte një biznesmen, i cili kishte një djalë dembel, të cilit i pëlqenin vetëm dëfrimet.
Biznesmeni donte që i biri të ishte punëtor dhe i përgjegjshëm. Ai donte që i biri të kuptonte vlerën e punës.
Një ditë, thirri të birin dhe i tha: “Sot dua të dalësh dhe të fitosh diçka. Nëse dështon, nuk ke darkë sonte”.
Djali ishte i pandjeshëm dhe nuk ishte mësuar me asnjë lloj pune. Kjo kërkesë e babait e trembi dhe duke qarë, shkoi drejt e tek e ëma. Nënës iu shkri zemra, kur pa lotë në sytë e të birit.
Në një përpjekje për ta ndihmuar, ajo i dha një monedhë floriri.
Në mbrëmje, kur i ati e pyeti të birin se çfarë kishte fituar, djali i dha menjëherë monedhën e florinjtë. Babai i tha më pas ta hidhte në një pus. Djali bëri siç iu kërkua.
Babai ishte burrë i mençur dhe me eksperiencë, dhe e kuptoi që nëna kish qenë burimi i monedhës së florinjtë. Ditën tjetër, e dërgoi të shoqen tek prindërit, dhe i kërkoi sërish djalit të dilte dhe të fitonte diçka, nëse donte që të hante atë mbrëmje.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Këtë herë, djali shkoi duke qarë tek gjyshi, të cilit i erdhi keq për të dhe i dha një monedhë nga kursimet e veta.
Kur babai e pyeti se çfarë kishte fituar, djali i hodhi monedhën që i kish dhënë gjyshi. Babai i kërkoi ta hedhë edhe atë në pus. Djali e bëri menjëherë.
Sërish, babai i mençur e kuptoi se djali nuk e kish fituar vetë monedhën. Kështu që, shkoi të takonte të atin dhe i rrëfeu atij për planin e tij. Gjysh i dakordësoi menjëherë. Të birit i kërkoi sërish të dilte dhe të fitonte diçka, përndryshe nuk kishte darkë.
Këtë herë, duke qenë se nuk kish më se kush ta ndihmonte, djali u detyrua të dalë në treg për punë. Një prej dyqanxhinjve i tha se do i jepte dy monedha, nëse i merrte valixhen deri tek shtëpia.
Djali i të pasurit nuk mund të refuzonte, dhe ishte bërë ujë në djersë deri kur e mbaroi atë punë. Këmbët i dridheshin dhe qafa me shpinën i dhimbnin. Kishte shenja në shpinë.
Teksa u kthye në shtëpi ai po e parapërjetonte gëzimin që do të provonte në momentin kur do t’ia jepte dy monedhat babait.
Ai mbërriti në shtëpi dhe menjëherë shkoi tek babai dhe i shtriu dorën me dy monedhat që kish fituar vetë, POR babai pasi i pa ato, i tha t’i hidhte në pus, djali i tmerruar pothuaj qau me të madhe.
Nuk mund të imagjinonte që të hidhte në pus, paratë e fituara me djersë. Mes lotëve, tha: “Baba, më dhemb i gjithë trupi, kam shenja në shpinë, dhe ti po më kërkon të hedh paratë në pus”.
Biznesmeni buzëqeshi. I tha të birit se njeriu e ndjen dhimbjen, vetëm atëherë kur frutet e punës së tij shkojnë dëm.
Në dy rastet e mëparshme, atë e kish ndihmuar mamaja dhe motra, kështu që nuk i dhimbeshin monedhat t’i hidhte në pus, kur erdhi momenti të hidhte ato që kishte fituar me djersën e tij iu dhimbsen në shpirt.
Djali sapo kish mësuar vlerën e punës.
Jeto I Lumturia.al