E kishte paralajmëruar, Ilir Shaqiri jep lajmin e shumëpritur për publikun!

Jil
Jil
1 Min Read

Ilir Shaqiri do e sfidojë sërish veten në një tjetër reality show. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, na zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show.
Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola de famosi”. Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.
“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.
Kujtojmë se balerini doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh sfide.
Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj, që po ashtu si Luizi, ishte një ndër më të përfolurit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *