
Më duken qesharake se çfarë nuk po dëgjojmë e shikojmë. Shohim njëri-tjetrin në shtëpi dhe qeshim. Kanë dalë shumë vetë dhe flasin sikur kanë folur me familjarët e Eglit, po familjar i Eglit jam unë dhe nusja ime.
Ke qenë ti personi që ka shoqëruar Eglin në Top Channel? E kam shoqëruar që nga dita e parë dhe vazhdoj të shkoj te Top Channel, më njohin të gjithë. Nuk e di nga i shohim këto filma.
Pse mendon se bëhen këto deklarata të rreme? Shiko kush i bën, do pak vëmendje, është normale.
Ti e mohon kategorikisht deklaratat?
Shumë e lehtë për t’a zgjidhur. E dine të gjithë aty, që nga zotërinjt te trau që më kanë parë që ditën e parë që e kam çua e deri më sot, e deri në fund të kësaj eksperience.
Marion, djalin në fjalë e njeh?
Po, e kam shok, kam vite që e njoh, është instruktor palestre. Nuk ka asgjë të keqe se këtu në Shqipëri kështu funksionon, t’a bëjnë këdo dashnor.
Është edhe mik i Eglit?
Po. Thjesht këta që flasin shohin lajme të 2002-2003 dhe fillojnë e flasin për vëmendje.