Një turiste gjermane është shpëtuar dy ditë më parë nga banorët e fshatit Pepsumaj, në Njësinë Administrative të Shoshit. Në ndihmë kanë qenë dhe dy inspektorë të Postës së Policisë Dukagjin.
Studiuesi dhe shkrimtari Prelë Milani tregon të plotë historinë e shpëtimit të turistes gjermane, e cila mund të themi se sot e ka jetën falë ndihmës së pakursyer të banorëve të fshatit dhe më pas Policisë e autoriteteve mjekësore.
“Dje ne vendin e quajtur Kodra e Kunjit pikërisht në bërrylin ku dega kryesore Stupja bashkohet me Lumin e Shalës përballë, Gurit të Lekes, si një portik mbi resortin e Va Blinit(Lumi i Shalës) një turiste gjermane qe po udhëtonte drejt fshatit të Pepsumajve eshte rrezuar e ka rënë në një greminë të thellë karbonike duke thyer brinjët dhe pësuar hematoma te rënda trupore. Ka qene bashkëshorti qe pas katër ore udhëtimi ka kërkuar ndihme ne fshatin Pepsumaj te NJ. Ad. SHOSH.
Si gjithmonë nuk ka munguar humanizmi dhe sakrifica e pa zakonte për epokën moderne, i banorëve Kole Zefi, Mark Fiku Gjergj Kodrari dhe një nip i këtij te fundit qe kanë shkuare e kanë, gjetur të lënduarën në gjendje te rendë shëndetësore dhe menjëherë e kane vënë në vig (Barele supi e malësorëve) dhe udhëtuar si në filma heroik për mbi katër ore mes temperaturave përvëluese, terrenit te rrëpirët ku shtegtojnë vetëm dhite e egra”, tregon Milani.
Në ndihmë të banorëve kanë shkuar dhe inspektorët e Policisë Sokol Kroni dh e Gjergj Ndershtiqej dhe rreth mesnate të datës 20.03.2023 turistja gjermane ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht, nga ndihma e parë dhe dërgimi në kohë në spital, ajo është jashtë rrezikut për jetën.
“Është rasti i pestë qe komuniteti dhe policet e Postes se Dukagjinit u vine në ndihme dhe shpëtojnë jetë turistëve te huaj vetëm gjatë këtij sezoni deri te tanishëm. As një gjerman, francez as evropian perëndimore, nuk do bënte ketë sakrifice. Po mund ta bënte shteti, por jo as një qytetare, nuk do te linte çdo pune dhe t’i përvishej një beteje epike harushane si kjo.
Ju evropian mondan që popullin baballarë te Evropës e keni veshur shpesh me aureolat më të shëmtuara te egërsisë, duke i përbuzë si qytetare te rangut te tretë.
Ju miq të mirë a keni sy me pa?! A keni e gojë me tregue këto histori te përvitshme shqiptare qe në tokat tuaj të begata kanë perënduar prej shumë vitesh. Askund në botë turistet ( tuaj ne shumë raste aventurier të natyrës ) nuk ndihen më të sigurt, më të mirëpritur dhe më të ndihmuar në çdo rast fatkeqësie në Shqipëri dhe sidomos ne malet tona”, vijon shënimin e tij studiuesi Prelë Milani.
info-albania.com