E papritur/ Hamasi liron dy amerikanë për arsye Humantare

Jil
Jil
2 Min Read


Zëdhënësi i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, ka thënë se grupi ka liruar dy robër amerikanë për arsye humanitare.

“Në përgjigje të përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare”, tha Abu Obaida në një deklaratë.

Ai shtoi se masa kishte për qëllim “t’i dëshmonte popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”.

Zhvillimet kryesore deri me tani

§  Mijëra njerëz në vendet me shumicë myslimane dhe më gjerë mbajtën demonstrata në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “bllokadës totale” të Izraelit dhe sulmeve ajrore.about:blank

§  Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 4,000 ndërsa banorët po durojnë një natë tjetër bombardimesh të pamëshirshme mes pasigurisë për hyrjen e ndihmave nga Egjipti.

§  Disa njerëz u vranë në sulmin ajror izraelit në kompleksin e kishës ortodokse greke të Shën Porfirit , thonë zyrtarët në Gaza.

§  Ministri i mbrojtjes i Izraelit u thotë trupave se së shpejti do ta shohin Gazën “nga brenda”.

§  Të paktën 4,137 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor brenda Izraelit, i cili vrau më shumë se 1,400 njerëz.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *