JiL.al - Jeto i Lumtur

E përplasi makina tek vijat e bardha, ndërron jetë i aksidentuari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka humbur jetën në spital Muhamet Allisha, i moshuari i cili u përplas nga makina në qendër të Aksident në qendër të Korçës, teksa lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve aksidenti ndodhi përballë katedrales së qytetit.

Ambulanca bëri të mundur transportin e qytetarit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprakabout:blank

Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.about:blank

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Scroll to Top