“E premtja e zezë”, bilanc lufte në Shqipëri! 11 të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

E premtja e 21 korrikut të 2023 mund të konsiderohet si një nga ditët më të zeza të Shqiëprisë, për nga nurmi i jetëve të humbura, aq sa mund të konsiderohet me bilancet e luftës.

Katër persona u mbytën në liqenin e Banjës, të katër ishin pjestarë të një familjeje, babai , dy djemtë dhe nipi i tij.

Arben Zogu 46-vjeç së bashku me dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu dhe me nipin Melsi Zogu 20-vjeç shkuan këtë të premte për tu larë në liqenin e Banjës për të mos dalë më gjallë.

Trupat e pajetë të tyre u nxorrën në orët e vona të mbrëmjes së të premtes nga anëtarët e forcave RENEA.

Ndërkohë që më herët në Lezhë dhe në Durrës u mbytën dy persona të tjerë, njëri 52-vjeç dhe tjetri 68-vjeç.about:blank

Bilanc po aq tragjik prodhuan dhe aksidentet rrugore, ku një 58 vjeçar humbi jetën në aksin Elbasan-Peqin ndërsa ishte duke lëvizur në rrugë u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar.

Gjithashtu një 42-vjeçar i identifikuar si Renato Bushi, humbi jetën në Sarandë, ndërsa makina që ai drejtonte u përmbys në rrugë, ndërsa tre pasagjerë mbetën të plagosur.about:blank

Ndërkohë që një 45 vjeçar nga Elbasani humbi jetën pasi ra nga lartësa, ndërsa një 70-vjeçare vdiq pasi e zuri korenti.

Ndërkohë, pak para mesnates një tjetër aksident u raportua në Tiranë. Një mjet tip “Range Rover” ka rënë në një humnerë  dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe është lënduar një tjetër.

Scroll to Top