“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje”/ Luiz Ejlli ndan foton e rallë me Luna Mari, prek me dedikimin

Jil
Jil
1 Min Read

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër prekës me ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij, Lunen, teksa ajo luan në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri.

“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë.

E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë”, shkruan këngëtari.

Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët e kanë vërshuar me komente pozitive duke e cilësuar Luizin një baba të përkushtuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania