E raportoi të zhdukur, gruaja ‘i bën gjëmen’ burrit

Editor
1 Min Read

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.about:blank

Ndihmën e Policisë e kishte kërkuar në fillim të muajit edhe një burrë në Ferizaj, i cili kishte raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 4 janar dhe nuk dinte gjë për fatin e saj.

Mësohet se pas veprimeve hetimore, është lokalizuar vendndodhja e viktimës, me të cilën Policia ka rënë në kontakt.

Ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj është martuar në Zvicër dhe ka nisur një jetë të re atje, larg bashkëshortit të mëparshëm.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *