E reja shqiptare bën atë që askujt nuk i shkonte në mendje,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 27-vjeçar grek dhe një 28-vjeçare nga Shqipëria, të cilët akuzohen si anëtarë të rëndësishëm të një rrjeti të organizuar aktiv në trafikun e drogës, janë arrestuar nga policia greke në Selanik.

Nga hetimi policor rezultoi se personat e arrestuar kishin “rolin” e marrjes brenda territorit grek, transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek dhe konkretisht në kompleksin urban të Selanikut.

Gjatë një operacioni të organizuar të zhvilluar ditën e enjte, datë 01.11.2024 në zonën e Filiros, Selanik, dy anëtarët u gjetën dhe u arrestuan, ndërsa në kontrollet e kryera në një zonë (kosha plehrash) ku 28-vjeçarjra ka hedhur sasi kanabisi, si dhe në dy shtëpi, janë gjetur dhe konfiskuar në total:

Pako dhe thasë najloni që përmbajnë sasi kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kilogramë e 646 gram. Vlen të theksohet se në pjesën më të madhe të sasive të sekuestruara janë përdorur deodorantë të veçantë për të maskuar erën e lëndëve narkotike dhe tre peshore elektronike precize.

Gjithashtu, tre celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe një makinë e përdorur për transportin e drogës.

Scroll to Top