E rëndë, shkoi në spital me temperaturë, vdes i porsalinduri

Editor
2 Min Read

Një foshnje 15-muajshe shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida, Greqi. Vogëlushi është dërguar me temperaturë të lartë në Klinikën e Pediatrisë në orët e vona të natës, rreth orës 23:00 dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.about:blank

Mediat fqinje raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes së foshnjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim.

Autoritetet greke janë duke hetuar pretendimet e familjarëve të foshnjes të cilët thonë se ai shkoi në spital edhe dy herë të tjera, por mjekët vendosën që djali i vogël nuk kishte nevojë për shtrimin në spital dhe kështu ai u kthye në shtëpi.

Konkretisht, sipas familjarëve, hera e parë që prindërit kanë shkuar në spital me foshnjën ka qenë mëngjesi i Vitit të Ri, pasi fëmija kishte temperaturë shumë të lartë. Mjekët u dhanë udhëzime dhe u thanë të shkonin në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes ata shkuan përsëri në spital pasi foshnja kishte temperaturë të lartë, por përsëri mjekët u thanë se nuk kishte nevojë të shtrohej. Hera e fundit rezultoi fatale pasi kur mjekët mbërritën në urgjencë të martën mbrëma, nuk mundën t’i shpëtonin jetën fëmijës.

Varrimi i foshnjës do të bëhet në Shqipëri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *