JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë! Gjenden të vdekur në banesë babë e bir

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një dy vjeçar vdiq nga uria në Angli pranë babait të tij të vdekur pasi pësoi një atak në zemër, ka zbuluar familja e tij e shkatërruar. Bronson Battersby u gjet i mbështjellë me pizhame pranë babait të tij Kenneth 60 vjeç, i cili besohet të ketë pësuar një atak në zemër pak pasi u pa i gjallë për herë të fundit në Boxing Day.

Një punonjës social vizitoi shtëpinë e tyre në Skegness, Lincolnshire më 2 janar, për një vizitë rutinë, por nuk mori asnjë përgjigje dhe kontaktoi policinë. Ata vizituan sërish shtëpinë më 4 janar, por sërish nuk pati përgj igje. Punonjësja sociale kontaktoi sërish policinë atë ditë.

Në mënyrë tronditëse trupat e Kenneth dhe Bronson – i cili u klasifikua si i pambrojtur dhe kontrollohej çdo javë – nuk u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

Nëna e vogëlushit, Sarah Piesse, 43 vjeçe, e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një sherri me ish-in e saj. Ajo tha për mediat vendase se “Nëse shërbimet sociale do të kishin bërë punën e tyre, Bronson do të ishte ende gjallë. Por ata nuk bënë asgjë” tha ajo.

Scroll to Top