E rëndë, burri qëllon gruan përpara syve të fëmijëve

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka vrarë partneren e tij në sy të fëmijëve. Jameka Williams, nga Misuri, po bëhej gati të dilte dhe të argëtohej të premten mbrëma. Teksa ajo drejtonte flokët, partneri i saj dhe babai i dy prej katër fëmijëve të saj e qëlloi dhe e vrau.about:blank

Pas të shtënave fatale, vajza 14-vjeçare e Williams telefonoi teze duke bërtitur.

“Babai im sapo vrau nënën time”, i tha 14-vjeçarja tezes. Burri iku me makinën e tij dhe që atëherë nuk është parë më, raporton Neë York Post.

“Është e dhembshme që fëmijët duhej të kalonin këtë përvojë traumatike. Këto do të jenë kujtimet e fundit që do të kenë nga mamaja e tyre”, tha e shokuar motra e viktimës.

Sipas burimeve policore, 38-vjeçarja dhe autori janë konfliktuar përpara se ai ta qëllonte. Familjarët e gruas thonë se lidhja e saj me autorin kishte nisur që kur ata ishin në shkollë dhe që nga ajo kohë ka pasur shumë luhatje.

“Kur e pa duke i rregulluar flokët dhe duke u bërë gati të dilte me miqtë, tha ‘nuk do të shkosh askund, sot është dita’.

Më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar”, tha një i afërm i 38-vjeçares.about:blank

Viktima kishte katër fëmijë. Tre nga vajzat e saj, të moshës 14, 12 dhe 7 vjeç, dëshmuan vrasjen e tmerrshme pasi personi i armatosur tregoi dhe qëlloi nënën e tyre para tyre.

Fëmija i vetëm që nuk ka qenë “i pranishëm” në vendin e krimit është djali i saj 18-vjeçar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *