E rëndë, vritet ish-ushtari i UÇK-së, zbardhen detajet e para

Editor
2 Min Read

Një 55-vjeçar ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës. Viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës. Sipas prokurorit francez, shqiptari ishte viktimë e rastësishme.about:blank

Mediat franceze raportojnë se ka qenë ora 00:30 e 26 nëntorit kur autorët kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi 55-vjeçarin teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori i Dijon

Viktima u deklarua i vdekur në orën 00:50 minuta në banesën e tij në katin e parë, ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij bëri të ditur një burim policor.  Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”


“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median

“Babi, mami dhe unë u zgjuam nga të shtënat të cilat më u ndalën. Më pas filluan sërish. Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur” tha vajza 23 vjeçare për AFP.

Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë dhe në banesë ishte dhe vëllai i saj.

“Një shkëmbim zjarri u shënua në këtë lagje edhe disa vite më parë dhe shenjat e plumbave janë ende atje, thotë 23 vjeçarja duke besuar se ngjarja ishte “me siguri një shlyerje hesapesh”. “Do të doja që Franca të mbronte më mirë banorët e saj, dua të largohem nga Dijon”, tha ajo e tronditur dhe e përlotur.about:blank

Të afërmit e veli Sadikut kanë konfirmuar vdekjen e tij, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *